Fotot prekëse të një maceje të shpëtuar pas tërmetit

Njerëzimi edhe në momentet më të vështira. Janë bërë virale fotot prekëse të një maceje që u shpëtua pas një tërmeti të tmerrshëm në Turqi.
Gjegjësisht, macja është filmuar pasi njerëzit e kanë nxjerrë nga rrënojat në Amed, i cili ndodhet në veri të Kurdistanit. Në sytë e kësaj kafshe të pafuqishme dhe të frikësuar mund të shihni mirënjohjen ndaj shpëtimtarëve.



Këto foto dëshmojnë se ka njerëz që mendojnë për kafshët në kohët më të vështira.


Kujtojmë se herët në mëngjesin e sotëm një tërmet katastrofik me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter goditi Turqinë Juglindore (rajonin e Gaziantepit) dhe Sirinë Veriore.



Më pas pasuan më shumë se 50 tërmete. Numri i viktimave po rritet çdo minutë dhe tashmë ka kaluar 2000. Sot rreth mesditës (me orën turke) kufiri turko-sirian është tronditur nga një tërmet i ri i fortë me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter.
