Franca arreston 7 ish-anëtarë të “Brigadës së Kuqe” italiane

Shtatë ish-anëtarë të “Brigadës së Kuqe” italiane, një grupi i brendshëm terrorist i majtë aktiv në vitet 1970 dhe 1980 u arrestuan mëngjesin e sotëm në Francë, njoftoi presidenca franceze, transmeton Anadolu.

“Urdhër-arrestet italiane ishin lëshuar për “akte terrorizmi”, thuhet në deklaratë. Policia franceze është në kërkim të 3 të dyshuarve të tjerë që nuk ishin në shtëpi.

Italia i ka kërkuar presidentit francez, Emmanuel Macron të ekstradojë anëtarët e ekstremit të majtë që janë fshehur në Francë për dekada për të shmangur dënimet me burg.

“Franca, gjithashtu e prekur nga terrorizmi, e kupton nevojën për drejtësi për viktimat”, thuhet në deklaratë.

Presidenca franceze nuk dha detaje rreth identitetit të të arrestuarve ose ngjarjeve të dyshuara në të cilat ishin përfshirë.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin tha se tani i takon gjykatës franceze të vendosë nëse ata do të ekstradohen në Itali.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” raportoi se “aktivitetet terroriste” të të arrestuarve datojnë në vitet e 70-ta dhe 80-ta, kur sulmet dhe rrëmbimet e “Brigadës së Kuqe” terrorizuan Italinë.

LEXO EDHE:

Back to top button