Franca do të pezullojë hyrjet nga vendet jashtë BE-së

Franca do të pezullojë hyrjen dhe daljen nga vendet jashtë Bashkimit Evropian (BE) që nga 31 janari, në kuadër të masave parandaluese kundër koronavirusit.

Në një deklaratë për media pas takimit të Këshillit të Mbrojtjes të kryesuar nga presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, kryeministri francez Jean Castex tha se situata me pandeminë është alarmante dhe se ndalesa e lëvizjes e zbatuar nga ora 18:00 deri në ora 06:00 ka qenë efektive, por e pamjaftueshme.

Castex deklaroi se nuk do të marrin një vendim për rikarantinim tani për tani, por njoftoi masa shtesë.

“Hyrja dhe dalja nga vendet jo-anëtare të BE-së në Francë do të ndalohet nga 31 janari, përveç në raste thelbësore”, tha Castex, duke njoftuar se testi PCR do të jetë i detyrueshëm për personat që vijnë nga vendet e BE-së, përveç atyre që punojnë në kufij.

Castex deklaroi se qendrat e mëdha tregtare ku produktet ushqimore nuk shiten, do të mbyllen që nga 31 janari.

Ai tha se policia dhe xhandarmëria do të forcojnë kontrollet gjatë orëve kur dalja është e ndaluar dhe theksoi që njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur.

Ndryshe, gjatë ditës së fundit, Franca raportoi afro 23 mijë raste të reja me COVID-19, për ta çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në mbi 3,15 milionë.

LEXO EDHE:

Back to top button