Franca i bën thirrje BE-së të etiketojë Wagnerin një organizatë terroriste

Franca i bën thirrje BE-së të etiketojë Wagnerin një organizatë terroriste

Parlamenti francez, i ka bërë thirrje BE-së të etiketojë zyrtarisht grupin mercenar rus Wagner si terrorist.

Parlamenti i Francës miratoi njëzëri një rezolutë jodetyruese që synon të inkurajojë 27 anëtarët e BE-së për ta vendosur Wagnerin në listën e saj zyrtare të organizatave terroriste.

“Kudo që punojnë, anëtarët e Wagner përhapin paqëndrueshmëri dhe dhunë. Ata vrasin dhe torturojnë. Ata masakrojnë dhe plaçkitin. Ata frikësojnë dhe manipulojnë pothuajse me pandëshkueshmëri totale”, tha deputeti Benjamin Haddad në parlament të martën.

Haddad tha se ata nuk ishin mercenarë të thjeshtë të shtyrë nga “oreksi për para”, por ata “ndjekin një strategji të gjerë, për të mbështetur politikat agresive të regjimit të Presidentit Vladimir Putin ndaj demokracive tona”. /rtsh.al/

LEXO EDHE:

Back to top button