PSZH gjen pasuesin e Mesit, gati të paguaj 150 mln euro

Skuadra e PSZH-së ka zgjedhur sulmuesin nigerian Viktor Osimhen si pasuesin e Lionel Mesit, i cili me shumë gjasa do të lërë parizienët këtë verë, kur dhe përfundon kontrata. Sipas të përditshmes “Il mattino”, skuadra e PSZH ka kontaktuar Kalenda-n, menaxherin e Osimhen, për të diskutuar për transferimin dhe pretendimet e lojtarit.

Për Napolin, sulmuesi që solli titullin pas 33 vitesh nuk është i pashitshëm, por presidenti Aurelio de Laurentiis kërkon rreth 150 milionë euro. Një shumë që për PSZH, edhe pse ka disa probleme me bilancin, nuk është e pamundur për t’u paguar, pasi do të kursente nga rroga stratosferike e Mesit.

Për sulmuesin e Napolit janë interesuar edhe Man. Junajted dhe Bajern Munihu, por duket se planet e PSZH-së janë më konkrete, duke i ofruar Osimhen një rrogë më të lartë se 10 milionë euro në sezon. Edhe vetë sulmuesi do të kënaqej me këtë transferim, pasi ka kërkuar që të luajë me një klub të madh dhe në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button