Rafinja gati të rikthehet në Premier Ligë, Barça cakton çmimin e dëmshpërblimit

Mesfushori brazilian Rafinja, që verën e kaluar u transferua nga Lids Junajted te Barcelona, këtë verë mund të rikthehet në Premier Ligë.

Për 26-vjeçarin po këmbëngul skuadra e Njukasëllit, e gatshme të paguajë për një nga yjet e skuadrës katalanase, në krizë financiare. Barcelona pagoi 60 milionë euro një vit më parë për ta marrë brazilianin, ndërkohë që pas një viti është gati ta lërë të lirë për një shumë që varion në 80 milionë euro.

Këtë sezon, Rafinja ka realizuar 10 gola e 11 asist në 45 ndeshje të luajtura mes kampionatit, Kupës dhe në Europë. Sipas klubit katalanas, Rafinja nuk dha atë që pritej këtë sezon, ndaj dhe janë të gatshëm ta lënë të largohet. Për më tepër, që Barcelona ka nevojë për të ulur shpenzimet. Gjithsesi, shuma prej 80 milionë eurosh duket disi e lartë, ndaj dhe palët kanë nisur bisedimet për të gjetur një të mesme.

LEXO EDHE:

Back to top button