Franca jugperëndimore nën pushtetin e flakëve, qindra zjarrfikës në terren

Franca jugperëndimore nën pushtetin e flakëve, qindra zjarrfikës në terren

Franca jugperëndimore është përfshirë nga zjarret masive, të cilat kanë djegur deri tani më shumë se 1700 hektarë dhe kanë shkaktuar evakuimin e mijëra turistëve.

Për të luftuar përhapjen e flakëve, në terren janë tani rreth 600 zjarrfikës, të mbështetur nga gjashtë avionë që hedhin ujë.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se përforcime lokale dhe kombëtare priten për të shuar zjarret.

Franca, tashmë e goditur nga një seri zjarresh gjatë javëve të fundit, po vuan – si pjesa tjetër e Evropës – nga një valë e dytë e të nxehtit brenda dy muajve.

Disa zjarre përfshinë rajonin qendror të Portugalisë, si dhe në Spanjën perëndimore të martën, duke detyruar gjithashtu evakuimin e qindra banorëve.

LEXO EDHE:

Back to top button