Lëngu i karotave është një lëng perimesh i njohur sepse është shumë më i ëmbël dhe më i butë në shije se llojet e tjera të lëngjeve, dhe gjithashtu ka një listë mjaft të gjatë të përfitimeve shëndetësore.
Lëngu i karotës, përmban pak proteina dhe fibra, ndërsa ruan një përmbajtje të ulët yndyre. Ai është gjithashtu i pasur me vitamina dhe minerale, përmban vitamina A , C dhe K, si dhe kalium në çdo filxhan.
Ja çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse pini lëng karrote çdo ditë
Një filxhan me lëng karrote përmban 250% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A në formën e karotenoideve si beta karoten, luteinë dhe zeaksantinë. Të gjitha këto kontribuojnë në shëndetin optimal të syve dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të syve të lidhura me moshën.
Përfitime të tjera të lëngut të karotës
Vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar dhe kaliumi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mirë të zemrës. Lëngu i karotës madje mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit.
Ashtu si me të gjitha ushqimet, megjithatë, çdo gjë e tepërt mund të jetë e dëmshme. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se lëngu i karotës përmban fibra minimale dhe nuk do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë. Për të shijuar të gjitha përfitimet e karotave, duhet të hani perime sa herë të keni mundësi. Megjithatë, lëngu i karotës është një alternativë e shkëlqyer për lëngjet e frutave me sheqer dhe pijet e gazuara.








