Franca lejon përdorimin e dronëve nga policët për të monitoruar turmat

Franca lejon përdorimin e dronëve nga policët për të monitoruar turmat

Policia franceze tani mund të përdorë dronë të pajisur me kamera për një gamë të gjerë operacionesh, duke përfshirë mbikëqyrjen e turmës dhe kontrollin e kufirit, pas një dekreti.

Zhvillimi vjen një vit përpara Olimpiadës së Parisit 2024 dhe në një kohë protestash ndaj reformës së pensioneve të presidentit Macron.

Dekreti lejon policinë, autoritetet doganore ose ushtrinë të përdorin dronë për të parandaluar sulmet ndaj njerëzve ose pronës, për të garantuar sigurinë e tubimeve në vende publike, por edhe për të ruajtur ose rivendosur rendin publik kur ekziston rreziku i përçarjes serioze.

Dronët mund të përdoren gjithashtu për të parandaluar aktet terroriste, për rregullimin e trafikut, për monitorimin e kufijve dhe për shpëtimin e njerëzve, i referohet dekretit presidencial, i cili detajon dhe zbaton në mënyrë efektive një ligj sigurie të miratuar vitin e kaluar në parlament.

Autoriteti Francez i Mbrojtjes së të Dhënave në mars kërkoi zbulimin e detajeve të politikës së përdorimit të dronëve, duke përfshirë llojin e informacionit për publikun e përfshirë.

LEXO EDHE:

Back to top button