Tre ton kokainë nën det: Nëndetëset e trafikantëve dhe kriza në Europë

Tre ton kokainë nën det: Nëndetëset e trafikantëve dhe kriza në Europë

“Kamp, klaustrofobik dhe primitiv”: këto janë fjalët që përdori një reporter i BBC për të përshkruar brendësinë e “narko-nëndetëses” së parë që transportonte kokainë në Europë nga Amerika e Jugut.

Ekuipazhi përfshinte dy kushërinj nga Ekuadori dhe një ish-boksier spanjoll, të cilët e nisën udhëtimin e tyre nga një pyll tropikal i Amazonës. Brenda nëndetëses ishin 3 ton kokainë me vlerë më shumë se 150 milionë dollarë.

Por misioni i tyre nuk shkoi siç ishte planifikuar. Autoritetet e zbatimit të ligjit, duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar (NCA), gjurmuan nëndetësen në fund të vitit 2019 dhe tre burrat u arrestuan në brigjet e Galicia në Spanjë dhe u burgosën.

Nëndetëset janë të vështira për t’u gjetur

Rasti u cilësua si një moment vendimtar në luftën kundër trafikut të drogës dhe simbolizon një fenomen që po intensifikohet në heshtje. Në veçanti, muajin e kaluar, një tjetër nëndetëse u pa në Spanjë, përsëri në rajonin e Galicia.

“Për më shumë se 20 vjet, kontrabandistët kanë përdorur nëndetëset për të arritur në Afrikë dhe Europë, por këto dy janë të parat që kapen”, shpjegon Antonio Martínez Duarte, kreu i brigadës së narkotikëve të policisë spanjolle.

“Ato janë shumë të vështira për t’u zbuluar”, thekson ai.

Madje vlerësohet se qindra nëndetëse të improvizuara janë të destinuara për në Evropë, e cila është tregu më i madh i kokainës pas SHBA-së dhe po rritet me shpejtësi pas shpërthimit të pandemisë.

“Cunami” i kokainës

Një nga vendet ku ka një rritje të madhe të transportit të kokainës është porti i Antwerpen në Belgjikë. Në fakt, në vitin 2022 u sekuestruan 110 ton kokainë, një sasi kaq e madhe sa nuk kishte furra të mjaftueshme për t’i djegur sa më shpejt.

Sipas disa vlerësimeve, vetëm 10% e kokainës që mbërrin në këtë port arrin të kapet ndërsa pjesa tjetër shkon në Holandë dhe prej andej në çdo cep të Europës.

Kreu i doganave në portin belg tha për BBC-së se përballë këtij “cunami” kokaine, autoritetet nuk do të mund ta fitojnë kurrë betejën.

Në fakt, është një betejë që ka marrë formën e një krimi në rrugët e Antwerpen. Në janar, një vajzë 11-vjeçare u vra në një shkëmbim zjarri mes bandave të lidhura me tregtinë e kokainës në qytet.

Për Michel Clees, një nga gjyqtarët kryesorë të Belgjikës, industria e kokainës është jashtë kontrollit dhe kjo është një periudhë e lumtur për kontrabandistët.

Sipas BBC, kriza në Belgjikë po shqetëson të gjithë Europën dhe OKB-ja ka paralajmëruar se bandat ndërkombëtare po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën si kurrë më parë.

Madje ai tregon se pas suksesit të tyre në Europë, së shpejti do të zgjerojnë aktivitetet e tyre në Azi dhe Afrikë.

LEXO EDHE:

Back to top button