Franca me masa shtesë sigurie, frikë nga terrorizmi

Incidentet e rënda në Belgjikë, ku ndeshja mes kombëtares vendase dhe asaj suedeze u ndërpre në mes pas një akti terrorist në Bruksel, ku mbetën të vrarë dy tifozë të kombëtares mike, kanë shtuar frikën në Francë. Kombëtarja vendase do të luajë sot ndaj Skocisë.

Sfida do të luhet në Lilë, ku janë shtuar ndjeshëm kontrollet e sigurisë. Kontrolle e patrulla edhe në kufirin mes Francës dhe Belgjikës, pasi Lillë është rreth 30 kilometra larg kufirit. Gjithsesi, prej së premtes, Franca është në alarm maksimal, pasi një 20-vjeçar islamist vrau një mësues në shkollë.

Edhe pse kjo ndeshje nuk paraqet rrezikshmëri për sa i përket tifozerive, frika nga aktet terroriste ka bërë që e gjithë policia vendase të ngrihet në këmbë. Kontrollet në stadium dhe zonat përreth tij janë shtuar ndjeshëm orët e fundit, ndërkohë që Ministri i Punwve tw Brendshme tw Francws konfirmoi se janë dyfishuar rojet në kufi dhe stadium.

“Në Lillë kemi dërguar 3 nga 6 njësitë lëvizëve të agjentëve special. kemi mobilizuar edhe repartet speciale të ndërhyrjes së shpejtë”, tha Gerald Darmanin, Ministri i Brendshëm Francez.

Ndeshja nw mes Francws dhe Skocissw, do të luhet sonte në orën 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button