Franca me porosi për NATO-n që të mos i frikësohet ushtrisë së re të BE-së

Ministria franceze e Forcave të Armatosura ka porositur ministrat e mbrojtjes në NATO që të mos u frikësohen planeve të mbrojtjes së Bashkimit Evropian, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfitojnë dhe se ngritja e kapaciteteve evropiane vetëm sa do ta forcojë aleancën.

Qëndrimet e Ministrisë franceze janë shpalosur në një takim me dyer të mbyllura të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Qëndrimi francez u ka dhënë fund shqetësimeve nëse tentimet e BE-së për zhvillim të armëve dhe të forcave të armatosura do t’i bëjnë konkurrencë aleancës së NATO-s.

Gjatë shtatorit, SHBA-ja ka bërë të ditur se e “njeh rëndësinë e mbrojtjes më të fuqishme evropiane dhe se kontributet në sigurinë transatlantike janë në bashkëveprim me NATO-n.

Britania e Madhe, që nuk është më vend anëtar i BE-së, ka insistuar se blloku evropian mund të luajë rol përkrahës për NATO-n, porse e ka zbehur përkrahjen për formimin e ushtrisë evropiane.

21 nga 27 shtetet anëtare të BE-së janë pjesë e NATO-s, por SHBA-ja për një kohë të gjatë ka bërë thirrje për angazhim më të madh të BE-së në menaxhimin e krizave në kufijtë e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button