Franca ngre alarmin për përmbytje

Autoritetet në Francë kanë paralajmëruar me “alarm portokalli” për mundësi të përmbytjeve në 17 rajone si pasojë e reshjeve të mëdha të shirave. Administrata e Metereologjisë shpalli një “alarm portokalli” në 17 rajone dhe “alarm të verdhë” në 69 rajone, duke theksuar se shirat që vazhdojnë në mbarë vendin mund të shkaktojnë përmbytje.

Gjithashtu njoftoi se shirat mund të shoqërohen edhe me erëra që arrijnë shpejtësinë deri në 100 kilometër në orë. Zyrtarët apelojnë që banorët që jetojnë në rajonet në fjalë të jenë të përgatitur kundër përmbytjeve të mundshme. Dje, niveli i lumit Seine në kryeqytetin Paris ishte në 4.23 metra, ndërsa sot arriti në 4.32 metra.

Ndërkohë, raportohet se disa rrugë në rajonin Rhone në lindje të vendit janë të mbyllura për trafik për shkak të përmbytjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button