SHBA, regjistrohen mbi 3 mijë viktima nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 457.884, prej të cilëve 3.638 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 115.767, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 27.028.739.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 16,75 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 315,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,34 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 44.070 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,78 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,28 milionë.

LEXO EDHE:

Back to top button