Franca përgatitet për vendime të vështira, ndoshta një rikufizim

Franca po përgatitet për vendime të vështira që mund të shkojnë deri në një rikufizim, përballë progresit të jashtëzakonshëm të epidemisë së COVID-19 në vend.

Me idenë për të përgatitur një kthesë të re, presidenti francez, Emmanuel Macron drejtoi sot këshillin e parë të mbrojtjes në praninë e kryeminsitrit, Jean Castex dhe 10 ministrave, duke nisur një sërë takimesh që do të zgjasin deri të mërkurën.

Gjatë ditës, kreu i qeverisë do të presë udhëheqësit politikë dhe më pas partnerët socialë në Matignon për t’i “konsultuar” mbi ashpërsimet e parashikuara.

Më pas një këshill i ri i mbrojtjes do të mbahet të mërkurën për të marrë vendime që do t’u njoftohen francezëve deri në fund të javës.

“Duhet të presim vendime të vështira”, theksoi sot ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin duke përmendur kufizimet e reja të parashikuara në Itali, në Spanjë apo në Republikën Çeke.

“Qarkullimi i virusit është jashtë kontrollit”, vlerësoi specialistja e sëmundjeve infektive Gilles Pialoux, në kanalin televiziv BFM-TV, duke bërë thirrje për rikufizim të vendit

Rreth 26 771 raste pozitive janë regjistruar në vend gjatë 24 orëve të fundit”, sipas të dhënave të Shëndetit publik.

Një ditë më parë Franca shënoi rekord infektimesh me më shumë se 50 000 raste me COVID-19 të konfirmuara në një ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button