7 viktima dhe 284 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Si asnjëherë më parë në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar një rekord viktimash nga koronavirusi në Shqipëri. Ditën e sotme 7 pacientë kanë humbur jetën nga sëmundja. Rastet ditore janë sërish të larta, 284 në 24 orët e fundit nga 1278 testime që janë bërë në të gjithë vendin. Ndërkohë që gjithashtu është rritur numri i pacientëve në spital, sot ka pasur 5 shtrime më shumë duke e çuar numrin në total të atyre që po marrin mjekim në te Infektivi dhe Sanatoriumi në 285. Të shëruarit sot janë 103.

LEXO EDHE:

Back to top button