Franca pranon: Aktivisti algjerian nuk u vetëvra, por u masakrua nga ushtria franceze

Franca pranoi se avokati Ali Boumendjel, një nga emrat simbol të rezistencës algjeriane vra me torturë nga ushtria franceze gjatë Luftës për Pavarësinë e Algjerisë në vitin 1957. Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se presidenti Emmanuel Macron ka marrë këtë vendim në përputhje me rekomandimet që historiani Benjamin Stora ka paraqitur në raportin e tij më 20 janar lidhur me historinë koloniale të Francës dhe luftën e Algjerisë.

Macron dje në një takim në pallatin Elysee me fëmijët e Boumendjel pranoi se babai i tyre është vrarë nga forcat koloniale franceze dhe jo sikur pretendohej që është “vetëvrarë” thuhet në deklaratën në të cilën njoftohet se presidenti francez këtë pranim e ka bërë në emër të Francës.

Më tej në deklaratë theksohet se Boumendjel që kundërshtoi sistemin kolonial u arrestua dhe u dërgua në një vend të fshehtë nga ushtarët francezë me urdhër të gjeneralit torturues francez, Paul Aussaresses dhe se pas torturave këtu ai u masakrua më 23 mars 1957.

LEXO EDHE:

Back to top button