Francë, 178 viktima dhe mbi 34 mijë raste të reja me Covid-19

Franca ka regjistruar 34.895 raste të reja të të infektuarve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 178 të vdekur nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 98.778.

Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 5.058.680.

Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 30.671 pacientë të infektuar, përfshirë 5.838 në kujdes intensiv.

Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 10.809.209 persona, duke përfshirë 3.721.019 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button