“France Football”, lista e 10 futbollistëve të “dështuar”

E përditshmja franceze “France Football” ka përpiluar renditjen e dhjetë talenteve më të shkuar dëm në historinë e futbollit. Sipas revistës franceze, këto lojtarë mund të kishin dhënë shumë më tepër, por përkundrazi, kanë pasur një karrierë të përzier.

 

Antonio Kasano është në vendin e pare, sipas “France Football” që kujton ish-talentit me shansin e dështuar te Real Madridi, grindjet me Kapellon etj. Përmendet gjithashtu një pasazh nga autobiografia e Totit, e cila e përcakton Kasano si lojtarin më të fortë, me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

Në vendin e dytë të kësaj renditjeje speciale është një tjetër njohje e vjetër e Serie A, Poll Gaskoinj. Në vendin e tretë, Stan Boules, rekordmen i paraqitjeve me QPR në vitet ’70. Në këtë klasifikim ka edhe ish-lojtarë të tjerë të Serie A, të tillë si Andrij van der Mejde dhe Adriano Leite Ribeiro.

Lista e 10 talentëve më të mirë, të shkuar dëm:

  1. Antonio Kasano
  2. Poll Gaskonj
  3. Stan Boules
  4. Antonio Valentin Anxhelillo
  5. Dimitar Berbatov
  6. Rashidi Jekini
  7. Mario Basler
  8. Nikolas Anelka
  9. Andi Van der Mejde
  10. Adriano

LEXO EDHE:

Back to top button