Ahmeti: Vetëvendosje e ka legjitimitetin për të qeverisur me Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pavarësisht rezultateve finale, legjitimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje.

“Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 për qind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe qytetarët për zgjedhjet demokratike.

LEXO EDHE:

Back to top button