Francë, përmbytje të papara prej dekadash

Rajone të shumta në të gjithë Francën, veçanërisht në perëndim dhe veri, ishin në gatishmëri portokalli, pasi reshjet e shiut bënë që niveli i ujërave të ngrihej në një numër lumenjsh, paralajmëroi shërbimi kombëtar për përmbytjet në vend. Lumi Charente, në departamentin e Charente-Detare në bregdetin e Atlantikut, tashmë ka dalë nga shtrati, ndërsa departamenti jug-perëndimor i Lot-et-Garonne nuk ka parë përmbytje të tilla në dekada.

“Po ngadalësohet, por kulmi nuk është arritur ende”, i tha kryetari i bashkisë së qytetit Charente-Detare të Saintes, Bruno Drapron transmetuesit ”Franceinfo”. Prefektura pret që atje përmbytjet të arrijnë kulmin sot dhe u bëri thirrje njerëzve të mos shkuar në bodrume, por të qëndrojnë në katet e sipërme të shtëpive të tyre dhe me ushqim të mjaftueshëm. Disa njerëzve u është dashur tashmë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa 94 të burgosur nga burgu u evakuuan për siguri.

Në Paris, Sena gjithashtu është tejmbushur, megjithëse situata nuk ishte kritike. Sidoqoftë, shumë biznese buzë lumit u mbyllën. Presidenti Emmanuel Macron shkroi në Twitter se përmbytjet në jug-perëndim kishin shkaktuar dëme, megjithëse nuk kishte viktima dhe premtoi se banorët nuk do të braktiseshin. Shërbimi francez i motit ”France Meteo” ka parashikuar më shumë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button