Kovid-19 në Shqipëri, 953 raste të reja dhe 12 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 953 raste pozitive me Covid-19 në vendin tonë, një rënie e lehtë nga një ditë më parë ku u shënuan 1124 raste.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID, duke e çuar numrin e humbjeve të jetëve në 1472 qytetarë, që prej fillimit të pandemisë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button