Francë, protesta për reformat në pensione

Francë, protesta për reformat në pensione

Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan dhe prodhimi i energjisë u reduktua në Francë, ndërsa sindikatat organizuan ditën e gjashtë të grevave mbarëkombëtare kundër planit për reforma në pensione të presidentit Emmanuel Macron. Plani i Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial. Pas thirrjeve të përsëritura që Qeveria e Francës të heqë dorë nga ky plan, sindikalistët kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës. Gjithashtu është paralajmëruar edhe mbyllja e shkollave. Kjo është hera e parë që nga viti 2010 që të gjitha sindikatat i bashkojnë forcat kundër një reforme të planifikuar. Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane. Pensioni mesatar është 1.400 euro në muaj, pasi të zbriten taksat. Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit pensional, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme – për shkak të plakjes së popullsisë.

LEXO EDHE:

Back to top button