Kanadaja, hetime për ndërhyrjen e Kinës

Kanadaja, hetime për ndërhyrjen e Kinës

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se një hetues i pavarur special do të hetojë ndërhyrjen e dyshuar kineze në zgjedhjet e tyre të fundit, të cilat u mbajtën në vitin 2019. Hetuesi i emëruar do të shqyrtojë raportet e klasifikuara të zgjedhjeve federale kanadeze dhe do të bëjë rekomandime për zgjedhjet e ardhshme. Udhëheqësit e partive politike rivale kanë bërë thirrje për një hetim publik. Kina ka mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhje, duke i quajtur pretendimet “thjesht të pabaza”. Vitin e kaluar, mediat lokale raportuan se inteligjenca kanadeze identifikoi një “rrjet klandestin” që mbështeti kandidatët kanadezë në zgjedhjet e fundit. Sipas raportimeve, të paktën 11 kandidatë u mbështetën nga Kina në zgjedhjet federale të vitit 2019. Operacioni, i cili thuhet se u drejtua nga konsullata e Kinës në Toronto, pati për qëllim që të ndikojë në politikën kanadeze. Përpjekja për ndërhyrje besohet të ketë pasur cak të dy partitë kryesore politike – Partinë Liberale të kryeministrit Trudeau dhe partinë opozitare Konservatore.

LEXO EDHE:

Back to top button