Vrasja e të burgosurve, Ukraina kërkon hetim

Vrasja e të burgosurve, Ukraina kërkon hetim

Autoritetet ukrainase kërkuan hetime për krime lufte, pas publikimit të një videoje, e cila dukej se tregonte forcat ruse duke vrarë një ukrainas të burgosur lufte. “Gjuajtja e një ushtaraku të kapur ukrainas është një shkelje e Konventave të Gjenevës”, shkroi Dmytro Lubinets, komisionar për të drejtat e njeriut në Parlamentin ukrainas. Videoja tregonte një ushtar ukrainas të paidentifikuar, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: “Lavdi Ukrainës”. Edhe më herët Ukraina e ka akuzuar Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës. Kievi ka nisur hetime për krime të dyshuara të luftës, që prej nisjes së saj më 24 shkurt të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button