Rusia nisi valë të re sulmesh në Bahmut, Zelenski zotohet se do të forcojë mbrojtjen

Rusia nisi valë të re sulmesh në Bahmut, Zelenski zotohet se do të forcojë mbrojtjen

Rusia nisi në valë të re sulmesh në Bahmut gjatë 24 orëve të fundit, tha ushtria ukrainase, ndërsa presidenti Volodimir Zelensky u zotua ta forcojë mbrojtjen e qytetit të rrethuar në rajonin lindor të Donjeckut, duke thënë se ai dhe komandantët e tij ushtarakë kanë ranë dakord se tërheqja nuk është opsion. Ukraina tha se ka zmbrapsur qindra sulme ruse. “Gjatë ditës së fundit, ushtarët ukrainas zmbrapsën më shumë se 140 sulme të armikut”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ky shtab tha se pavarësisht humbjeve të konsiderueshme, Rusia vazhdon të përpiqet të sulmojë Bahmutin dhe rrethinat e tij. Zelensky tha në fjalimin e tij se kishte diskutuar për Bahmutin me komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura dhe komandantin e forcave tokësore të Ukrainës, ku “ata folën në favor të vazhdimit të operacionit mbrojtës dhe duke forcuar më tej pozicionet në Bahmut”. Ekspertët perëndimorë thanë se situata në Bahmut, që për një kohë të gjatë po përballet me sulmet ruse vazhdon të jetë kritike dhe se mbrojtësit ukrainas po përballen “me presion në rritje”.

“Në mbledhjen me Komandantët e Përgjithshëm pyeta drejtpërdrejt komandantët se si e shohin ata operacionin e ardhshëm mbrojtës në Bakhmut. Qoftë për t’u tërhequr apo për të vazhduar mbrojtjen dhe për të forcuar qytetin. Ata u përgjigjën: të mos tërhiqeni dhe të forcoheshin. Dhe ky qëndrim u mbështet njëzëri. I thashë kryekomandantit të gjente forca të përshtatshme për të ndihmuar djemtë në Bakhmut. Okupatori vret thjesht vetëm për faktin se ne jemi ukrainas. Bakhmut dha dhe jep një nga rezultatet më të mëdha gjatë kësaj lufte, gjatë gjithë betejës për Donbasin”, deklaroi Volodimir Zelenski, president i Ukrainës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button