Francë regjistron mbi 26 mijë raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 26.788 raste të reja me COVID-19. Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik njoftohet se me 26.788 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3.810.316, ndërkohë me 326 vdekje numri i viktimave ka arritur në 87.568.

- Advertisment -

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.111 persona, prej të cilëve 3.637 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.396 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 261.289. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 3.133.478.

Në anën tjetër, zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal, në një deklaratë pas takimit të kabinetit të ministrave theksoi se që nga mesi i muajit prill mund të ketë një kthim në një jetë më normale.

Atta vuri në dukje se synojnë të hapin vendet që përbëjnë jetën sociale, dhe se deri në fund të muajit dëshirojnë të vaksinojnë 9 milion persona.

LEXO EDHE:

Back to top button