Kostadinov: VMRO-DPMNE në krye me Mickoskin pësuan debakël

Deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Kostadin Kostadinov në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend ka komentuar votëbesimin e djeshëm të Qeverisë aktuale, transmeton Alsat. Kostadinov tha se me këtë u vërtetua, siç tha ai  “gënjeshtrat e opozitës se gjoja kanë shumicë të re parlamentare”.

“Shumica parlamentare është e sigurt dhe me tendencë për t’u zgjeruar. U vërtetua siguria e pushtetit dhe përçarja e opozitës. Për hir të së vërtetës deputetët e VMRO DPMNE-së dje ikën nga salla. Ky ishte votëbesimin pa asnjë votë kundër. VMRO-DPMNE në krye me Mickoskin pësuan debakël. Si fluska sapuni u zhdukën gënjeshtrat që thonë prej muajsh për gjoja shumicë të re. Deputetët e opozitës të tregohen të logjikshëm dhe të fillojnë të punojnë në interes të qytetarëve”, tha mes tjerash deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

LEXO EDHE:

Back to top button