Fratesi gati të largohet, Sasuolo kërkon 30 mln euro
Davide Fratesi do të largohet këtë verë nga Sasuolo për ta bërë hapin e madh në karrierën e tij. Mesfushori është objektiv i shumë skuadrave të mëdha si Roma, Juventus, Inter, Milan e Lazio.
Pasi kanë pasur takime me Romën dhe Juventusin, drejtuesit e Sassuolos janë takuar mbrëmë edhe me homologët e tyre të Interit. ”Sky Sport” ka raportuar se takimi ka qenë pozitiv dhe Interi është i gatshëm për të transferuar mesfushorin italian.
Megjithatë gjatë ditëve të ardhshme Sasuolo do të takohet edhe me Milanin për të dëgjuar ofertën e “Rossonerëve”.
Roma mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin, për faktin se posedojnë 30 për qind të kartonit nga shitja e tij. Sassuolo është gati për ta lejuar largimin e Fratesit, por synon që nga shitja e tij të fitojë së paku 30 milionë euro.







