Verati mund të rikthehet në Itali, PSZH nis bisedimet
Mediat raportojnë se Roma është duke biseduar me PSZH-në për një transferim të mundshëm të Marko Veratit në huazim, me opsion blerjeje.
Verrati ka nënshkruar një kontratë kohët e fundit për rinovimin e saj deri në vitin 2026 për klubin francez, por situata nuk është aq e qetë dhe mbështetja nga tifozët ka humbur.
Mesfushori nuk ka luajtur ndonjëherë në Serie A, pasi ai luajti vetëm në Serine B me Peskara. Mourinjo dëshiron një lojtar solid në mesfushë dhe mendon se mesfushori italian mund të jetë i duhuri./abcnews/







