Frenk Uarren: Tajson Fjuri do ti revanshohet Usyk-ut
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk u bë kampioni i parë i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda pas fitores me vendim shumice ndaj Tajson Fjurit, në muajin maj të këtij viti. Edhe pse Fjuri kishte epërsinë ndaj Usyk në mesin e kësaj sfide, ukrainasi bëri një rikthim të frikshëm në raundet e fundit. Gjithsesi, dy boksierët do të përballen sërish në Riad, më 21 dhjetor.
Frenk Uarren, përfaqësues i kompanisë së menaxhimit “Top Rank”, thotë se Fjuri tani e di se si ta mposhtë ukrainasin.
“Në ato raunde të mesit u ndie sikur ai ishte duke u përplasur me të dhe mendoj se ai thjesht u bë pak i dobët dhe i sigurt. Mendoj se Fjuri mësoi një mësim dhe ishte një mësim i vështirë. Por, gjithashtu, besoj se tjetri do të jetë më i mirë këtë herë, sepse ka më shumë besim. Mendoj se personaliteti i tij, siç është ai Fjuri në ring, është i veçantë. Unë mendoj se ai nuk do t’i marrë gjërat si të mirëqena dhe mendoj se ka marrë një mësim të mirë. Tajsoni është mjaft filozofik. Ai ndjeu se e fitoi sfidën”, tha më tej Frank Uarren.
Revanshi?
Mendoj se Tajsoni duhet të bëjë atë që tregoi në raundet e parë. Mendova se ai me të vërtetë do të ndalonte Usyk. Ato gjuajtje të mrekullueshme. Unë thjesht e ndjej Tajsonin, ai është një djalë i zgjuar, ai e di se çfarë duhet të bëjë”, tha Uarren.