Taravari: VLEN-it i duhen gjashtë muaj për ndryshimet kushtetuese
Taravari: VLEN-it i duhen gjashtë muaj për ndryshimet kushtetuese
Arben Taravari kërkon të priten gjashtë muajt për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, VLEN dhe shumicës parlamentare i duhet hapësirë deri në fund të vitit që të din se çfarë do të bëhet me ndryshimet kushtetuese. Nëse të njëjtat dështojnë, VLEN nuk do ta lëshon Qeverinë, por do të ulet dhe diskuton se si tutje.
“O zotëri po 100 ditë nuk janë bë akoma. Ende nuk janë bë 100 ditë. Nuk janë 100 ditë gjashtë muaj. Kjo rezulton nga mesi i muajit janar ose fundi i vitit. Na jepni hapësirë sepse ne e dimë si do ta vazhdojmë këtë punë dhe jemi të sigurt se Maqedonia do t’i fillon negociatat. Kryeministri flet për vete. Unë flas si koalicion VLEN që do të insistojmë dhe do të bëjmë çmos që të fillojnë negociatat sa më shpejtë”, deklaroi Arben Taravari, Koalicioni VLEN.
Kryeministri Hristijan Mickoski ditë më parë tha se ka dallime mes partnerëve të koalicionit për ndryshimet kushtetuese, por nuk komentoi nëse nga VLEN ka kusht dhe ultimatum që ato të bëhen brenda 6 muajve.
“Flasim për shumë tema. Flasim për gjëra konstruktive, reforma, politikë, ekonomi, punë, flasim për integrimin e vendit në BE, merremi vesh, punojmë së bashku. Ka raste kur edhe në familje ka dallime, por me rëndësi është që bashkërisht t’i tejkaloni ato”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Ditë më parë, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se është i bindur se ndryshimet kushtetuese do të bëhen deri në fund të vitit. Nga ana tjetër, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka shpalosur se në Bruksel është hapur çështja e ndryshimeve kushtetuese me zbatim të prolonguar. /Alsat.mk