Fshati ku s’lejohen burrat, strehë për gratë që shpëtuan nga dhuna
Fshati ku s’lejohen burrat, strehë për gratë që shpëtuan nga dhuna

Një vend për gratë, nga gratë: kjo është ajo që përfaqëson Umojan, një fshat në kontenë Samburu, Kenia veriore. Duket shumë si vendbanimet e fiseve të tjera, me kasolle përreth, ku jeta e përbashkët është normë – përveç një gjëje: është pa burrat. Umoja është fjala Kisuahili për unitet, dhe është e qartë se ky koncept është në thelb të këtij komuniteti. E themeluar në vitin 1990 si një vend i shenjtë për gratë e Samburut që i shpëtojnë dhunës me bazë gjinore, Umoja është shtëpia e femrave të të gjitha moshave. Burrave u ndalohet hyrja për të krijuar një hapësirë të sigurt për vajzat dhe gratë që janë të mbijetuara të dhunës dhe abuzimit seksual, të dëbuara nga familjet e tyre, si dhe atyre që i shpëtojnë martesës që fëmijë.