Fshatrat e Malësisë së Tetovës, të bllokuar nga dëbora

“Reshjet e dy ditëve të fundit kanë bërë që rruga për në fshatrat e malësisë së Sharrit, duke filluar nga fshati Shipkovicë në disa vende të jetë e pa kalueshme, kurse në pjesën më të madhe të saj, rezulton vështirë e kalueshme”.

Banorët ankohen se ekskavatorin e kanë parë vetëm mbrëmë duke pastruar, kurse sot ende nuk ka kaluar asnjë ekskavator. Përveç bllokimit të rrugëve në fshatrat e malësisë së Sharrit, fshati Shipkovicë dhe disa fshatra tjerë nga dje në ora 21 janë edhe pa energji elektrike”.

“Nga Brodeci vijmë, nuk është e kalueshme, nuk është e pastruar!”.

A keni parë ndonjë ekskavator të kalojë të pastroj borën?

“Jo, jo. S`kemi parë gjë”.

“Ajo pjesa nga shkolla e tutje është pastruar kjo pjesë këndej aspak”.

“Ja vet e shihni, as ekskavator asgjë, as drita kemi asgjë. Sot kam ndërruar gomat sërish”.

Ekipi i televizionit Alsat, tentoi të marrë edhe prononcimin e Komunës së Tetovës për problemin në fjalë të malësisë së Sharrit, por nga komuna, kanë refuzuar të përgjigjen.
Reshjet e dendura të borës, mbrëmë nga ora 21 kanë lënë pa energji elektrike disa fshatra të malësisë së Sharrit, edhe atë, fshati Shipkovicë, Brodec, Veshallë, Vicë dhe Bozovcë.

“Asgjë hiç s`kanë bë. S`ka asgjë, aspak. Energji s`kemi prej dje në ora nëntë. Ne jemi xhungël tek ne s`shikon askush aspak”.

“Rrugët të pakalueshme janë katastrofë, edhe rrymë s`kemi, në gjendje të mjerueshme jemi”.

Nga EVN Maqedoni, për Alsat janë shprehur se deri tek shkëputja e furnizimit me energji elektrike ka ardhur si pasojë e rënies së vegjetacionit nga të reshurat e borës dhe shkaktimi i defekteve në disa vende. Nga EVN Maqedoni, janë shprehur se po punohet në terrene tejet të vështira të Malësisë Sharrit në eliminimin e këtyre defekteve.

Bashkim Sulejmani

 

LEXO EDHE:

Back to top button