Fundjava e zgjatur ka “zhdukur” kaosin nëpër rrugë

Rrugët e kryeqytetit, ku gjatë ditëve të punës krijohen radhë të gjata e ndotje akustike, sot ishin të zbrazëta dhe gjithçka ishte më e qetë. Shumë qytetarë kishin vendosur të vizitonin vendet fqinje për fundjavën e zgjatur.

“ Duke pasur në favor lehtësimin e masave, fundjavën e zgjatur dhe motin e ngrohtë shumë qytetarë iu kanë mësyrë vendeve fqinje. Ata që për arsye personale nuk kanë udhëtuar, një pjesë të ditës kanë vendosur që ta kalojnë në park.”

Gjatë 24 orëve të fundit, siç informojnë nga Ministria e Brendshme, jashtë vendit kanë dalë mbi 25 mijë qytetarë.

Dalje/Pika Kufitare
-Qafë Thanë – 5354
-Shën Naum -332
-Bllatë -1048
-Bogorodicë -7394
Tabanoc -10 950

Një nga pikat kufitare ku pritjet zgjasnin madje deri në dy orë për të dalë jashtë vendit ishte Tabanoci. Qytetarët ishin nisur drejt Serbisë, disa me pushime, e të tjerë për t’u rivaksinuar. Edhe në pikë-kalimin kufitarë me Greqinë gjendja nuk ishte shumë ndryshe. Pasi shteti fqinj lehtësoi masat kufizuese për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, shumë qytetarë ia mësyn plazheve greke. Autoritetet greke njoftuan se për të hyrë në territorin e tyre nuk do të kërkojë test PCR negativ, por vetëm një test të shpejt. Hyrja do të jetë e mundur për qytetarët e vaksinuar.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button