Fundjava për Realin, fitore edhe në basketboll

Real Madridi ndërpreu serinë e katër disfatave radhazi në duelet me Barcelonën dhe shënoi fitore në transfertë me rezultat 87-85, në javën e 30-të të kampionatit të basketbollit në Spanjë.

 

Mysafirët e nisëm më mirë ndeshjen  dhe kishin epërsi 33-42 dhe kjo detyroi që të pëzrëgjedhurit e Sharuas Jaskeviçiusit që të ndryshojnë qasjen në këtë ndeshje. Kjo i mundësoi katalonasve që të rikthehet në lojë dhe të sjellin një përfundim dramatik. Epërsia ishte në anën e madrilenëve, mirëpo pran rezultatin 82-84, një trepikëshnga Mirotiçi riktheu epërsinë për vendasit. Mirëpo në vazhdim Laprovilla shënoi 2 pikë nga një pozitë e vëhstirë dhe me një pikë shtesë siguroi pikët për ekipin e Pablo Lasos.

 

Hingis me 21 pikë dhe Kalates me 17 pikë ishin më efikas te Barcelona, ndërsa Fernandez me 13 pikë ishte emri i parë te skuadra mysafire. Madridi shënon fitoren e dytë në “El Klasiko”, pas fitores në fushën e futbollit.

LEXO EDHE:

Back to top button