Brenda 3 ditësh, raporti për inspektimet në UT

Pas tre ditësh Inspektorati i Arsimit do ta publikojë raportin nga inspektimi në Universitetin e Tetovës lidhur me pretendimet për plagjiaturë të punimeve shkencore të profesorëve të caktuar. Nga ky institucion thanë për Alsat se nuk mund të shpalosin asnjë detaj derisa të publikohet procesverbali, respektivisht raporti përfundimtar. Zv/ministri i Arsimit, Arafat Shabani thotë se dikasteri i tij po pret raportin final të Inspektoratit të Arsimit për të vazhduar me procedurat e mëtejme në UT. Sipas Shabanit nuk bëhet fjalë vetëm për plagjiaturë por edhe parregullsi të tjera në këtë institucion të lartë arsimor.

Momentalisht i presim raportet e tyre, mbasi ato të raportojnë do të shikojmë ne t’i marrim hapat tjera konform ligjit dhe rregulloreve. Nuk është vetëm plagjiatura, paralajmërohen se ka më shumë parregullsi nivel të Universitetit Shtetëror të Tetovës, do t’i shqyrtojmë një nga një dhe konform situatës, ashtu edhe do të reagojmë- deklaroi Arafat Shabani, zv/ministër i Arsimit.

Në Inspektoratin e Arsimit, parashtresa zyrtare u dorëzuan pasi revista italiane “Veritas” publikoi skandalin se shtatë profesorë të Fakultetit të Mjekësisë pranë UT-së, punimet shkencore i kishin plagjiaturë. Bëhet fjalë për profesorët Nexhbedin Beadini, Sheqibe Beadini, Albulena Beadini, Emira Bexheti, Mirlind Bexheti, Destan Halidi dhe Ekrem Ismani e që po ashtu janë në lidhje farefisnore mes tyre.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button