Fundjavë jubilare për Luis Hamiltonin në Francë

Për pilotin britanik, Luis Hamilton, është një fundjavë e jashtëzakonshme në Francës, pasi që shtatë herë kampioni i botës, në pistën “Poll Rishar”, do të ketë zhvillojë garën e 300-të në karrierën e tij në Formula 1. Me këtë rast, piloti britanik do të bëhet piloti i gjashtë që arrin një shifër të tillë në garat e Formula 1.

Hamilton debutoi në F1 në vitin 2007 dhe nga ajo kohë, ka humbur vetëm një garë deri më tani, edhe atë në vitin 2020, për Çmimin e Madh të Bahreinit, për shkak të një testi pozitiv për “Covid-19”.

Kujtojmë se Kimi Raikonen mban vendin e parë, për nga numri i garave në Formula 1, pasi ka drejtuar makinën në 350 gara. Pas tij rreshtohet Fernando Alonso me 345, para Barriçellos me 323, Mihael Shumaherit me 307 dhe Xhenson Batonit me 306.

LEXO EDHE:

Back to top button