Sa do të zgjatë hetimi mbi skandalin e “Zhan Mitrev”?!

Sa do të zgjatë hetimi mbi skandalin e “Zhan Mitrev”?!

Prokuroria vazhdon të mbledh dëshmitë materiale për skandalin në Klinikën private “Zhan Mitrev”, por nuk përgjigjet se sa do të zgjasë kjo procedurë. Ndonëse janë në fazën e procedurës para hetimore, nga organi i akuzës nuk tregojnë kur do të jenë të gatshëm të publikojnë të dhëna se cila është baza eventuale e ngritjes së hetimit për eksperimentin e paligjshëm me metodën e filtrimit të gjakut të pacientëve të infektuar me virusin korona, gjatë dy viteve të fundit.

Nuk shpalosin detaje për të treguar vërtetimin e dyshimeve të ngritura nga dokumentari hulumtues i IRL. Gjithashtu, një javë pas skandalit, asnjë të re nuk ka as nga komisioni ekspertëve të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë, Agjencia e Barnave “MALMED” dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor. Nga Oda e Mjekëve shprehen të gatshëm për bashkëpunim që do të ndihmojë zbardhjen e plotë të rastit, ku dyshohet si pasojë dhjetëra pacientë kanë humbur jetën gjatë trajtimit anti-kovid në Klinikën Zhan Mitrev./Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button