Fundoset varka, humbin jetën 4 fëmijë

Katër fëmijë të moshës prej tre deri 14 vjeç humbën jetën pasi u fundos një varkë me refugjatë dhe emigrantë, në pjesën detare të ishullit Hios, një person konsiderohet i zhdukur, ndërsa 22 janë shpëtuar. Ministri për Migrim dhe Azil i Greqisë Notis Mitarakis, përmes “Tuiterit” informoi për bilancin nga aksidenti dhe theksoi se Turqia duhet t’i parandalojë kontrabandistët. “Ky është realiteti i eksploatimit të emigrantëve nga ana e bandave kriminale në detin Egje. Kontrabandistët e paskrupullt i vënë në rrezik jetët në gomonet e mbingarkuara afër Hiosit. Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për ta parandaluar eksploatimin nga bandat kriminale. Këto udhëtime asnjëherë nuk duhet të lejohen”, ka shkruar Mitarakisi. Në aksionin e shpëtimit marrin pjesë tre anije, dy të shërbimit bregdetar dhe një e NATO-s, një helikopter i armatës greke, tre varka peshkimi dhe tre anije që ndodhen në afërsi.

LEXO EDHE:

Back to top button