Fustal Shkupi mëson terminin e sfidës me Kersonin

Skuadra e Futsal Shkupit, është në mesin e 32 ekipeve më të forta në Evropë, ndërsa përmes shortit do të përballet me skuadrën nga Ukraina, në raundin e radhës të Ligës së Kampionëve. Skuadra nga Çairi në 1/16 e finales do të përballet me skuadrën nga Ukraina, Kerson.

Në bazë të shortit, skuadra udhëton në Ukrainë, ndërsa UEFA ka caktuar edhe terminin e përballjes. Me vendimin e fundit, skuadra e Futsal Shkupit, më 16 janar , në orën 14.00, në palestrën sportive “Mladina” në Zaporozhje.

Kujtojmë se skuadra e Futsal Shkupit në fazën e parë , shënoi fitore ndaj Blu Mexhik nga Irlanda (3-0), ndërsa skuadra e Kersoni regjistroi fitoren më bindëse dhe mundi skuadrën e Rozarios nga Irlanda e Veriut me 28-1.

LEXO EDHE:

Back to top button