Fustani i Miley Cyrus ishte bërë nga 14,000 gjilpëra ari, u deshën 675 orë punë me dorë!
Fustani i Miley Cyrus ishte bërë nga 14,000 gjilpëra ari, u deshën 675 orë punë me dorë!

Miley është shfaqur mbrëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve Grammy dhe ka treguar se i ka bërë mirë “detyrat e shtëpisë”.
Ylli i estradës është kujdesur që të shkëlqejë në një event kaq të rëndësishëm dhe krijimi i saj është firmosur nga marka Maison Margiela.
Se çfarë fshihet pas këtij krijimi, këngëtarja ka zbuluar sot përmes një postimi në Instagram.
– Ky fustan kërkonte 675 orë punë manuale, 14.000 gjilpëra floriri dhe është i zbukuruar me rruaza të zgjedhura enkas franceze, antike – theksoi Miley Cyrus, e cila është padyshim ndër zonjat më të stiluara në eventin gala të mbrëmshme.