Futbollist nga Senegali në kampin e FC Shkupit

FC Shkupi vijon me përgatitjet në Antali të Turqisë, ndërsa në kampin e bardhekaltër janë bashkuar edhe dy futbollist nga Senegali. Bëhet fjalë për Dieng Papa Hamidou dhe Albert Bougazelli. Të dy futbollistët janë në fazën testuese nga stafi teknik i Shkupit, ndërsa kanë pëlqimin nga trajneri Hasan Ozer, raporton “Albsport.mk”. Nëse gjithçka shkon gjërat në kahje pozitive, drejtuesit e Shkupit gjatë qëndrimit në Antalia mund të firmosin me dy futbollistët e Senegalit, me çka do të jenë dy prurje tjera në këtë merkato dimërore për ekipin bardhekaltër.

Dieng Papa Hamidou

LEXO EDHE:

Back to top button