Futbollistët dhe stafi teknik kërkon falje publike nga presidenti i klubit?!

KF Skopje, kaloi një periudhë shumë të turbullt. Anëtari i Ligës së Parë Futbollistike nga Autokomanda në dy javët e fundit kishte probleme që duhej t’i zgjidhte dhe për fat të mirë të vetë klubit, lojtarëve dhe stafit profesional, ato ndodhën në kohën e zhvillimit të ndeshjeve të kombëtarëve. Andaj tani, pasi që janë qetësuar gjërat, ka ardhur një falje publike nga lojtarët dhe stafi profesional drejtuar tek drejtuesit e klubit.

“Lojtarët dhe stafi profesional publikisht i kërkojnë falje presidentit të FC Shkupit, Igor Todorovski dhe drejtorit sportiv Ivan Matevski, si dhe tifozëve “Pirati”, për problemet që kanë ndodhur në dy javët e fundit. Problemet janë zgjidhur dhe janë në të kaluarën dhe ne vazhdojmë të punojmë shumë dhe me përkushtim për të dalë nga kjo krizë” – thonë lojtarët dhe stafi profesional i KF Skopje.

LEXO EDHE:

Back to top button