Juventusi hedh sytë te Lacio, gati oferta 50-60 mln euro

SKuadra e Juventusit zgjodhi Milinkovic-Savic dhe në janar do të tentojë sulmin ndaj Lazios për ta marrë serbin në Torino. “Gazzetta dello Sport” raporton, duke shpjeguar se nokauti në “San Siro” kundër Milanit i ka bindur drejtuesit e “bardhezinjve” se për të ndryshuar një sezon që filloi me shumë vështirësi, është e nevojshme të ngrihet menjëherë niveli i cilësisë.

Futbollisti serb, me shtatë asiste dhe tre gola në nëntë javët e para të Serie A, duket vërtet njeriu i duhur. Si për cilësitë fizike dhe teknike të padiskutueshme, ashtu edhe për situatën kontraktuale. “SMS” në fakt i skadon kontrata në vitin 2024 dhe gjithashtu ia ka marrë premtimin presidentit Lotito për ta lënë të largohet në rast të një oferte të nivelit të parë.

Ofertë që nuk erdhi në verë, por Juventus do të ishte gati ta bënte në janar. Sezoni sapo ka nisur, por “bardhezinjtë” tashmë janë në kërkim të pikës së kthesës dhe po ëndërrojnë goditjen e madhe për të rinisur, pak si ajo që ndodhi një vit më parë me blerjen e Vlahoviçit nga Fiorentina.

“Gazzetta dello Sport” flet për një ofertë të klubit të Juventusit prej 50-60 milionë euro me bonuse, por përpara se ta prezantojë do të duhet të sakrifikohet të paktën një lojtar në atë rol dhe i dyshuari kryesor do të ishte Veston Mekenie, i cili ka një treg veçanërisht në Bundesligë.

LEXO EDHE:

Back to top button