Futbollistët e lirë në verë duke filluar nga Mesi, Benzema…

Ka shumë futbollistë të mirë, që iu mbarojnë kontratat më 30 qershor. Mes tyre janë Leo Messi dhe Karim Benzema, por ka shumë të tjerë që duke qenë lojtarë të mëdhenj nuk e kanë të saktësuar të ardhmen e afërt. “Mundo Deportivo” ka shqyrtuar 10 lojtarët që kanë vlerën më të lartë në treg, sipas faqes së internetit të Transfermarkt, dhe mund të merren falas.

 

Milan Skriniar – Inter (60 milionë euro)

Qendërmbrojtësi sllovak është me vlerën më të lartë në treg nga të gjithë ata që iu skadon kontrata në qershor. Është përfolur shumë për të ardhmen e tij të mundshme te PSG, thuhet se është mbyllur marrëveshja verbale mes palëve, por ende nuk është zyrtarizuar.

Leo Messi – PSG (45 milionë euro)

E qartë është se ylli argjentinas nuk do të vazhdojë te PSG mbas këtij sezoni. Prej aty ka mundësi që të rikthehet te Barça, nëse llogaritë financiare nuk i tejkalojnë rregullat e “fair play financiar” dhe të La Liga-s.

Karim Benzema – Real Madrid (35 milionë euro)

Gjithçka tregon se Benzema do të rinovojë me Real Madridin, por deri më sot nuk e ka bërë këtë gjë. Sigurisht që largimi i tij do të ishte një ‘bombë’.

Marcus Thuram – Gladbach (32 milionë euro)

Në moshën 25-vjeçare, ai ka arritur një pjekuri futbollistike për të cilën meriton të bëjë kapërcimin drejt një ekipi me aspirata të mëdha. Kështu do të jetë, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë francezi.

Evan Ndicka – Eintracht Frankfurt (32 milionë euro)

Një nga qendërmbrojtësit me të ardhmen më premtuese në futbollin europian. I shpejtë, del mjaft mirë me topin dhe mëngjarash. Lojtar i madh.

Adrien Rabiot – Juventus (30 milionë euro)

Mesfushori francez, ndoshta më produktivi te bardhezinjtë në këtë sezon, nuk e ka aspak të qartë nëse do të vazhdojë apo jo te Juventusi.

Jui Tielemans – Leicester (30 milionë euro)

Një nga yjet e çmuara të merkatos së ardhshme. Ai nuk do të vazhdojë te Leicester City dhe me siguri do t’i bashkohet një ekipi me aspirata më të larta.

Daichi Kamada – Eintracht Frankfurt (30 milionë euro)

Kontrata e tij me Eintracht Frankfurt përfundon dhe do të nënshkruajë me ndonjë klub tjetër. Sipas të gjitha gjasave, Borussia Dortmund është një hap para të tjerëve për të siguruar shërbimet e mesfushorit japonez

Konrad Laimer – Leipzig (28 milionë euro)

Pasi u dallua te Leipzig, në moshën 25-vjeçare e përfundon kontratën e tij dhe synon të nënshkruajë me një klub tjetër të madh. Një opsion mjaft i mirë për ta marrë atë falas.

Wilfried Zaha – Crystal Palace (27 milionë euro)

Crystal Palace nuk do të jetë në gjendje ta mbajë atë. Zaha do të nënshkruajë për një klub të ri, që luan në Kupat e Europës. Ai ka qenë i lidhur me Barçën./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button