Edi Rama ironizon demokratët me thënien nga Joe Biden

Edi Rama ironizon demokratët me thënien nga Joe Biden

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar opozitën pas akuzave se socialistët kanë vjedhur vota.
Rama madje për ironizim ka përdorur një thënie nga presidenti amerikan, Joe Biden.

“Demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për zgjedhjet. Ose ata fitojnë ose atyre iu është vjedhur fitorja” është thënia e postuar krahas fotografisë së Biden nga Rama.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste e udhëhequr nga Rama ka fituar shumicën e bashkive në Shqipëri, e po ashtu ka siguruar numrin më të lartë të mandateve për këshillat bashkiakë.

LEXO EDHE:

Back to top button