Futbollistët e Struga Trim Lum në pushimin e merituar deri më 5 qershor

Pas ndeshjes finale të Kupës që u luajt të shtunën dhe festës së madhe me rastin e titullit kampion, ekipi i Strugës Trim Lum, ndodhet në një pushim të merituar, ku do të qëndrojë deri më 5 qershor.

Kjo është data kur klubi stugan do të nis misionin evropian dhe njëkohësisht përgatitjet për sezonin 2023/2024.

Kujtojmë se Struga Trim Lum këtë vit do ta përfaqësojë Maqedoninë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Dhe emri i kundërshtarit të parë do të bëhet i ditur më 20 qershor, kur tashmë skuadra do të jetë në javën e dytë të përgatitjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button