Pas dënimit në Seria A, Juventusin e pret dënimi edhe nga UEFA?!

Dënimi i lidhur me çështjen e fitimeve kapitale për Juventusin nuk u mbyll. Në të vërtetë, siç shpjegon “La Gazzetta dello Sport”, UEFA vazhdon të kryejë hetimet e saj dhe dënimi pritet në muajin qershor.

Me antisportivitetin e hapur të drejtuesve, ekziston një nen i rregullores evropiane që lejon ndalimin e aksesit në garat kontinentale. Për më tepër, dënimet për shkeljet e “Fair Play Financiar” mund të çojnë gjithashtu në përjashtim.

Të imagjinosh një Juventus jashtë kupave për vitin e ardhshëm nuk është e vështirë, nënvizoi e përditshmja italiane. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që “bardhezinjtë” të kualifikohen tashmë këtë vit, qoftë edhe vetëm në Ligën e Konferencës, për të zbehur çdo skualifikim të pësuar./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button