Futbollistët që kaluam më shumë kohë në “infermieri”, se sa në fushë

Braziliani Nejmar, i cili do të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në verë, është një nga ata futbollistë që shpenzon më shumë kohë në “infermieri” sesa në fushë. Ai nuk është i vetmi futbollist prej “kristali”, pasi disa të tjerë kanë përjetuar situata të ngjashme.

Jo shumë pas brazilianit mund të radhisim Eden Hazard, që ia ka “nxirë jetën” Real Madridit me lëndimet e tij të shumta dhe mungesën e kontributit në fushën e lojës.

Sidoqoftë, Nejmar mbetet “kampioni” në këtë drejtim, ai nuk do të luajë më këtë sezon. Një dëmtim i parakohshëm i kyçit të këmbës së djathtë ka lënë jashtë fushës yllin e PSZH-së, i cili që kur mbërriti në Paris, në verën e vitit 2017, ka pësuar 20 lëndime të natyrës së ndryshme dhe ka humbur 146 nga 319 ndeshjet zyrtare, që ekipi i tij ka luajtur nga ai zbarkim i tij si miliarder (u ble për 222 milionë euro nga Barcelona) në qytetin e dashurisë. Pas tij rreshtohen: Dembele, Koutinjo, Hazard, Van Dijk, Lukas Hernandes, Pogba dhe Kaka.

Mirëpo duket se braziliani Nejmar është shembulli i futbollistëve që kanë kaluar pothuajse më shumë kohë në “infermieri” sesa duke dribluar rivalët në fushë./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button